10 gjëra që nuk i dini për Gynejin e serialit “Lule të vetmuara”

0

Aktori Arif Diren së fundmi është bërë shumë i famshëm në Shqipëri e Kosovë me rolin e “Gynejit” në serialin “Lule të vetmuara”. Ai nuk është aspak aktiv në rrjete sociale prandaj publiku nuk di shumë për të. Por “revistawho.com” ju sjell sot 10 informacione për aktorin Arif Diren, që nga talenti i tij i fshehur deri tek jeta e tij.
1.Arif Diren pëlqen shumë të shkruajë, të humbasë në rreshtat e poemave të tij dhe ka edhe një blog ku publikon shkrimet e tij.
2.Ai dëshiron të jetë vegjetarin, por nuk mund të heqë dot dorë nga pjata e tij e preferuar që është “manti”, një pjatë tradicionale turke.
3.Aktori ka një dashuri të madhe për kafshët. Ai ka një mace të bardhë si bora të cilës i ka vendosur emrin Lilish.
4.Arif Diren u bë aktor falë tezes së tij e cila e inkurajoi të shkonte në teatër.
5.Po të mos ishte aktor, ai do të donte të punonte në një fushë të shkenës.
6.Aktorit i pëlqen shumë të qëndrojë në shtëpi dhe është e vështirë ta shohësh jashtë saj.
7.Arif Diren është mik i ngushtë prej vitesh me dy aktorët Aras Aydin dhe Erdem Yilmaz.
8.Ngjyra e tij e preferuar është e verdha e limonit.
9.Ai ëndërron që në të ardhmen të luajë një rol transformues
10.Aktori ka në plan që në të ardhmen të publikojë poemat e tij.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu