10 aktorët turq që dallonin për bukurinë e tyre që në fëmijëri

0

A e dini si kanë qenë aktorët tuaj të preferuar kur ishin të vegjël? Shihini në këtë galeri!

beb10

10-Amine Gulse: Ka qenë që e vogël e bukur dhe me tipare miss-i.Për ata që nuk e dinë Amine ka fituar Miss Universe Turkey 2014 dhe ka përfaqësuar Turqinë në Miss World 2014.

beb10

9-Pelin Karahan: Pelin ka mbaruar shkollën e arteve dhe pamja e ka ndihmuar shumë në fillimet e karrierës. Ka qenë një vogëlushe shumë e bukur e cila kur u rrit filloi të ishte pjesë e reklamave të ndryshme për kompani të mëdha si Coca Cola apo Carrefour.

beb10

8-Meryem Uzerli: Nga një princeshë e vogël flokëkuqe, jeta i dha mundësinë që njerëzit ta njihnin nëpërmjet rolit të bujshëm të sulltaneshës apo si Selin te “Mbretëresha e natës”.

beb10

7-Hazal Kaya: Flokët me kacurrela të vogla dhe të kuqe janë shndërruar, por sytë e bukur janë ende pjesë e portretit te aktores së njohur. Kjo vogëlushe e bukur arriti që bukurinë dhe talentin t’i ndërthurte dhe të kthehej në një nga aktoret më të paguara në Turqi.

beb10

6-Ceyda Ates: Bukuria ka qenë arma e saj më e fortë pasi e bëri pjesë të një konkursi bukurie që në moshën 5-vjeçare duke u shpallur edhe fituese. Pas fitores në këtë konkurs, po në moshën 5-vjeçare i erdhi edhe kërkesa të bëhej pjese e një filmi. Pas filmit ajo pati mundësinë të prezantonte disa Tv show për fëmijë në Turqi.

beb10

5-Tuba Buyukustun: Tiparet e theksuara që në fëmijëri e kanë bërë Tubën gjithmonë të veçantë. Ajo ka ditur të ruajë natyralitetin e saj duke i lënë tiparet e saj ashtu sikurse i ka pasur kur ka qenë fëmijë.Tuba u shpall edhe femra më e bukur në Turqi e Ballkan në moshën 24-vjeçare.

beb10

4-Kivanc Tatlitug: Pamja e fëmijërisë ia ka destinuar që në vegjeli karrierën pasi kushdo që e shikonte e mendonte si model të ardhshëm. Dhe nuk ishin këto etiketime të kota, pasi ai fitoi çmimin modeli më i mirë në botë në vitin 2002. Talenti në aktrim më pas e bëri që të rrëmbente shumë role protagonist ne filmat më të mirë turq.

beb10

3-Beren Saat: Sytë e qeshur dhe buzëqeshja e embël janë dy tipare që kanë qenë pjesë e Beren që prej vogëlisë.

beb10

2-Cagatay Ulusoy: Padyshim që një bukurosh si ai, ka qenë gjithmonë i tillë. Edhe në fotot e fëmijërisë arrin të dallosh tiparet tërheqëse që i ka ende sot. Në moshën 19-vjeçare ka qenë një nga modelët më të kërkuar, sot një nga aktorët protagonist më të paguar.

beb10

1-Burak Deniz: Epo ndonjëherë edhe po te pyesim disa njerëz cili është sekreti i tyre i bukurisë, nuk ka një të tillë. Ky është rasti i Burak. Janë thjesht gjenet të cilat ai pati fatin t’i kishte që në lindje e t’i ruante me kalimin e viteve.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu