Zyrtari i PD-së së Bashës: Kujt i krekosesh ti në mes të Athinës? Greqia priti shqiptarët e pangrënë dhe të paveshur

0

Sekretari për Marrëdhëniet me Publikun në PD, Edvin Kulluri komentoi në një intervistë për Euronews Albania takimin e zhvilluar një ditë më parë nga kryeministri Edi Rama me emigrantë shqiptarë në Athinë.

Sipas tij, takimi ishte pa asnjë vlerë konkrete për emigrantët dhe vetëm shprehje e një nacionalizmi të kotë që nuk i shërben askujt, aq më pak marrëdhënieve me Greqinë.

“Nacionalizmi në Ballkan i shërben atyre fuqive që duan një Ballkan të destabilizuar. Kurti është nacionalist por nuk po zgjidh çështjen e pavarësisë.

Nacionalizmi është joshës, por nuk çon askund. Patriotizmi është vlera e vërtetë që të lidh me vendin. por kjo nuk është patriotizëm.

Kur Greqia i hapi dyert shqiptarëve, tha ndonjë faleminderit. Kush i priti shqiptarët e pangrënë, të paveshur në vitet ’90? Greqia.

Kujt i krekosesh ti sot në mes të Athinës, se marrëdhënia me Greqinë është shumë komplekse dhe ti nuk mund të ngatërrosh Greqinë si një e tërë me elementë që kanë këtë pikëpamje të gabuar për Himarën. Ti po shkon po i bën sfidë Mitsotakis, po çfarë hyn Shqipëria këtu?

Çfarë hyjnë shqiptarët e Athinës këtu? Ata janë të integruar tashmë dhe janë komuniteti më i mirë i emigrantëve në Greqi. Ishte një muzikë që nuk ka vlerë për t’u dëgjuar, përveçse nga militantët e PS”, tha Kulluri.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu