Zv. shefi i komisariatit nr. 1 Tiranë me orë 40 mijë euro dhe Range Rover Sport 85 mijë euro

0

Me pagë rreth 1 mijë USD në muaj, por vetëm ora i kushton sa gjysma e një apartamenti.

Bëhet fjalë për Rezart Kuçin, me detyrë zëvëndës shefi i komisariatit nr. 1 Tiranë.

Ndonëse me pagë modeste, e cila nuk mjafton as për të mbyllur koston mujore të jetesës në Tiranë, Rezart Kuçi bie në sy për ekspozimin e jetës luksoze, duke ngritur dyshime serioze për burimin e të ardhurave.

Zyrtari i lartë i policisë mban në dorë një orë Rolex, e cila kushton të paktën 40 mijë euro.

Gjithashtu, Rezart Kuçi posedon një makinë Range Rover Sport të vitit 2020, e cila ka një vlerë 85 mijë euro.

Madje në foton e profilit në Facebook tregon hapur makinën e luksoze, duke u bërë kashirllët mijëra policëve të ndershëm, të cilët me vështirësi mbyllin muaj dhe që shumë prej tyre, pasi mbyllin turnin, u ngrenë dorën makinave të rastit për t’u kthyer në shtëpi.

Edhe pse 37-vjeç dhe me vetëm disa vite në polici, Rezart Kuçi posedon edhe një apartament në Lungomare, ndërsa dyshohet se pasuri të tjera i ka vendosur në emrin e njerëzve të afërt.

Po nga buron luksi i policit Rezart Kuçi?

AMP-ja, Vetingu në polici dhe organet hetimore duhet të zhvendosen në Vlorë, ku Rezart Kuçi ka qenë shef krimesh.

Shef krimesh në Vlorë, me një pagë modeste, por i pasur, është një incicie serioze dhe e mjaftueshme.

Momenti kur Rezart Kuçi nisi të shfaqte luksin besohet se përkon me rekrutimin e tij nga grupet kriminale në Vlorë, për mbulimin e aktivitetit kriminal, manipulimin dhe fshehjen e pronave në ngjarje krimianale, si garanci për parcela hasashi dhe ndoshta edhe për lëvizjen e të ‘bardhës’.

Për mënyrën se si krimi ka rekruatuar dhe kapur shefat e krimeve, kemi tashmë një shembull, që është dosja Metamorfoza, ku shefi i krimeve i Shkodrës Ardrit Hasanbegaj punonte dhe raportonte te Behar Bajri dhe Pëllumb Gjoka.

Jo vetëm kaq, por shefat e krimeve gjurmonin kundërshtarët e padronëve të tyre si dhe familjarët e kundërshtarëve, për t’i eliminuar. Vetëm sa nuk merrnin vetë armët për të realizuar vrasjet. Ndoshta edhe këtë mund t’a kenë bërë.

Dosja Metamorfoza tregon kapjen e frikshme të segmenteve kyçe policore nga krimi i organizuar.

SPAK ka në dorë dosje të tjera të zbërthimit të aplikacionit SKY.

A e ka përdorur Rezart Kuçi këtë aplikacion?

A do të dalë në dosjet që SPAK ka në dorë?

Po AMP a ka ndonjë evidencë për aktivitetin e policit dhe pasurinë e tij të dyshimtë? (Infront)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu