Zv/Sekretari amerikan, Richard Verma mbërrin në Shqipëri: I emocionuar që jam këtu

0

Ashtu siç pritej, zëvendës Sekretari i Shtetit për Menaxhimin dhe Resurset, Richard R. Verma ka mbërritur në Shqipëri, në kuadër të turit të tij 4-ditor në Ballkan.

Me anë të një postim në rrjetin social “X”, ai shkruan se po pret me padurim të nisë puna për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë.

Sapo zbrita në Shqipërinë e bukur! I ngazëllyer për të filluar vizitën time dhe për të punuar me partnerët tanë për forcimin e demokracisë, sigurisë dhe mbështetjen e atyre në nevojë”, shkruan Verma.

Kujtojmë se Verma pas Shqipërisë, do të udhëtojë në Kosovë dhe Serbi nga dita e nesërme deri më 11 janar. Në Kosovë, ai do të diskutojë për normalizimin e marrëdhënieve të Kosovës me Serbinë përmes Dialogut të lehtësuar nga BE-ja, forcimin e qeverisjes dhe sundimit të ligjit, dhe nxitjen e rritjes ekonomike dhe sigurisë energjetike për të mirën e të gjithë kosovarëve. Ai gjithashtu do të falënderojë Qeverinë e Kosovës për mbështetjen e fuqishme të Ukrainës dhe për ndihmën e saj për afganët në nevojë.

Në Serbi, Zëvendës Sekretari do të theksojë partneritetin strategjik në rritje SHBA-Serbi për energjinë dhe çështje të tjera ekonomike. Ai do të ofrojë mbështetje për integrimin e Serbisë në institucionet evropiane, normalizimin e marrëdhënieve të Serbisë me Kosovën, forcimin e sundimit të ligjit dhe bashkëpunimin më të ngushtë dypalësh për çështjet ushtarake dhe të sigurisë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu