Zgjedhjet e përgjithshme do të mbahen pas 14 Majit…

0

Kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Meta, ka paralajmëruar se shumë shpejt pas 14 Majit do të mbahen edhe zgjedhjet e përgjithshme.

Ish-kreu i shtetit tha se në këto zgjedhje ai dhe ish-kryeministri Sali Berisha, nuk janë kandidatë por do të jenë në ato të përgjithshmet të cilat sipas tij do të mbahen shumë shpejt, zgjedhje ku Meta tha se Rama edhe mund të mos kandidojë.

“Nuk më bën më asgjë përshtypje nga ky zotëri. Vetëm të na thotë ku kandidon dhe çfarë ndriti në Tiranë në 20 e ca vite, sepse gjërat që mbahen mend në Tiranë i kam bërë unë, Parkun e Rinisë e ktheva unë. Ai shkatërroi Teatrin dhe zonat historike. Edhe unë kisha miq e shokë tu jepja leje ndërtimi, por prevalon interesi i qytetarëve.

Ai vetëm na nderon nuk na fyen. Fyen qytetarët sepse unë nuk kandidoj. Unë e Berisha do kandidojmë në zgjedhjet që do mbahen shumë shpejt pas 14 majit. Ky nuk dihet a do të kandidojë”, tha Meta në një intervistë për “News24”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu