KQZ duket se nuk është larg objektivit për 250 mijë emigrantë të regjistruar deri më 4 mars që është afati i fundit.
Deri më tani kanë aplikuar afro 238 mijë emigrantë, ndërsa janë miratuar mbi 192 mijë kërkesa për t’u bërë pjesë e zgjedhjeve.
Sipas të dhënave më të fundit të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, janë refuzuar afro 41 mijë kërkesa për shkak të gabimeve me adresat.
Thirrja e partive politike por edhe e KQZ është që emigrantët të aplikojnë pasi kanë mbetur vetëm 5 ditë afat për t’u regjistruar.
Më shumë regjistrime ka pasur nga Italia, Greqia Gjermani dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Tabela me regjistrime sipas qarqeve
Tiranë 40,240 ose 20.8%
Fier 25,135 ose 13.0%
Durrës 19,972 ose 10.3%
Elbasan 19,844 ose 10.3%
Korçë 17,188 ose 8.9%
Vlorë 15,632 ose 8.1%
Berat 13,286 ose 6.9%
Shkodër 13,186 ose 6.8%
Lezhë 11,096 ose 5.7%
Dibër 7,362 ose 3.8%
Gjirokastër 7,016 ose 3.6%
Kukës 3,141 ose 1.6%