Zëri që mban qiellin

0

Shkruan Mira Ukcenaj Vataj

Zëri që mban qiellin

Ajo ecën mes epokave
si një fije drite që s’shuhet,
duke mbledhur në hapin e saj
rrënjët e gjysheve
e ëndrrat e vajzave që vijnë.

Shoqëria e sheh,
herë si dritare që ndriçon,
herë si pasqyrë ku humbet veten;
por ajo mbetet shumë më tepër
se imazhi që tjerët i veshin.

Ajo është ritmi i parë i botës,
rrahja e heshtur e gjakut që s’ndalet,
duar që mbajnë strukturat e padukshme
me të cilat ngrihen qytetet,
por shpesh mbeten pa emër.

Në trishtimin e saj lind drejtësia,
në gëzimin e saj lulëzon barazia,
dhe në heshtjet e saj –
ato që askush s’i pyet –
fshihet historia që ende s’është shkruar.

Gruaja është univers në lëvizje,
një orbitë që nuk rrotullohet rreth askujt,
por bart brenda vetes
dritën për të gjithë.

Dhe kur ajo ngrihet,
edhe qielli mëson
si të qëndrojë më lart.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu