Zemër!

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Zemër!
Zemër,sa je mbushë me mallë,
As oqeani ska aq ujë, me matë,
Sa të madhe e ruan mirësinë,
Brenda teje e mbështjedh n’gji.
E pastër e bardhë e madhe, magji,
E fortë e ndjeshme e ruan krenarinë,
E rëndë peshon, tek grami i treqintë,
Madhsia jote, deri nji grusht mbërrinë.
Dhe mbartë mbi vete gjithë atëçka,
Na merr për dore na perkdhel pa pra,
Na çon nëpë vende dhe pse nuk i prek,
Nga ajo dhomë, që ta bënë peshqesh.
Mos prishni mensinë, gëzimin e sajë,
Jo nuk guxoni, ta ngucni për kollaj,
Përndryshej, punë ke me i shtu vetit,
Se s’mund i ndahesh kurr më adetit.
Mos hyr në dhojë dogmash o mëkatar,
Mos ja prish qetsinë që në të ruan mallë,
Falja lirinë, që të jetojë në të sajën qetsi,
Bëje të lumtur, sa faj, kurr mos të ndijë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu