Zbulimi që ndryshon tekstet e gjeologjisë: Një bërthamë e fshehur në zemër të Tokës

0

Shkencëtarët kanë zbuluar prova se bërthama e Tokës është ndoshta shumë më komplekse sesa mendohej më parë, gjë që mund të ndryshojë tekstet shkollore të gjeologjisë.

Me ndihmën e analizave të valëve sizmike të papërshkruara më parë që kalojnë përmes bërthamës, por edhe kërcejnë përpara dhe mbrapa në brendësi të saj, ata mblodhën të dhëna të vlefshme për strukturën e planetit tonë/

Duke u marrë me tërmetet me magnitudë më të madhe se gjashtë ballë që kanë goditur botën në dekadën e fundit, ata zbuluan 16 valë sizmike që silleshin në një mënyrë të panjohur më parë, gjë që i lejoi ata të ekzaminonin bërthamën më nga afër dhe të zbulonin një bërthamë shtesë të fshehur në zemër të Tokës.

Origjina dhe struktura e bërthamës së Tokës ka një rëndësi të madhe sepse gjeneron fushën magnetike të planetit, e cila na mbron nga rrezatimi i Diellit.

Disa studime shkencore sugjerojnë se një strukturë e tillë bërthamore është formuar 565 milionë vjet më parë, që përfaqëson vetëm një pjesë të ekzistencës së Tokës prej 4.6 miliardë vjetësh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu