Yuri Kim na prishi “magjitë”!

0

Shkruan Sokol Pepushaj

Askush nuk po i thoshte deri sot Edi Ramës, ik se nuk ke qeverisur, se dorën e ke të rëndë sa ke “vrarë” edhe opozitën, se në xhepat e pushtetarëve ke futur gjithë pasuritë dhe fondet publike, sepse të gjithë ishin nën hipnozë.

Pushtetarët kishin bërë punën e fallxhoreve. Kush ka fat një zyrë shteti, bëhet milioner, për të tjerët punët vetëm ters ecin.

Por “magjia” sikur u prish, Edi Rama po bie se ka pushtet dhe para të papara.

Ka kapur gjithçka ka ky vend, është përgjuar në ca pazare me Presidentin serb Aleksandër Vuçiç për kufijtë e Kosovës, në besë prerje të partnerit më të fuqishëm Amerikës, në rrugë të këqija herë me njëshin e FBI-së së New Yorkut Charles McGonigal, herë me dyshin e Partisë socialiste Taulant Balla.

I përgjuar, hetuar dhe akuzuar, por kurrsesi i dështuar, pasi çdo sukses të madh e kemi nga skandalet e mëdha dhe nga magjitë e famshme.

Sa herë është ankuar për  syrin e keq, median e lirë, apo për shpirtin e keq, amerikanët?

Kur Olta Xhaçka provokonte skandale diplomatike, kjo ndodhte vetëm pse ambasadorja Yuri Kim po ju prishte “magjinë”, po ju mbyllte “rubinetat” mafiozëve dhe media që nuk shitet ecte nëpër ca shtigje ku fati i keq i kishte zgjedhur si “sekrete” që nuk mund t’i kapërcejnë kushdo.

Paratë e mafies ishin injektuar deri në dejet e marrëdhënieve diplomatike, sa “magjia” se “çudia me madhe tre ditë zgjat”, shihej si fati i hajdutëve e tersi i shqiptarëve.

Askush nuk e besonte se po shpikej një “ilaç”

Shtëpia e Bardhë çeli perden e bardhë përtej asaj që shohin shqiptarët sot. Nuk kishte ndodhur kurrë që media ta mbajë gjallë kaq shumë skandalin. Ja ky është “antibiotiku”.

E kishin gati magjinë këta. Skandali të “vdesë” për tre katër ditë, si gjithmonë. Të dalë Sali Berisha nga parlamenti, të dorëzojë Monika Kryemadhi ca peshq me kokë të madhe në SPAK apo vetë Babloku të dalë të qajë, po më kërcënojnë rusët familjen.

Dinamika e mbështetjes së hapur të ambasadores për median që guxon, ja prishi magjinë mafies, e “lidhi” mes dy zjarreve të forta.

Ngjan paradoks por nuk po rrëzohen nga pushtetet prej skandaleve, por nga pamundësia për skandale të reja.

U prish magjia, u futën në rreth të kuq, në përgjim, e normalisht edhe në hetim, ose për qejf të bashkëfshatarëve, janë të tërë grumbull, “si derrat në vathë”.

Pra, janë para provës së fundit.

Ose do të shkojnë në burg, ose do të bashkohen për një skandal të ri. Meqë bashkimi i dobëson hajdutët, skandali i fundit ngjan të jetë edhe mundësia e fundit, pasi të gjithë kanë prekur atje ku nuk ka më rrugë, fundin.

Vëmendja e Washingtonit është më e fortë se kurrë, më e mirë se kurrë. Hiqini nga mëndja teoritë, çudia e madhe zgjat tre ditë dhe jemi të mallkuar e këtej punët ecin vetëm ters. Iku kjo, Yuri Kim na prishi “magjitë”!/Pamfleti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu