Yuri Kim drejt largimit me “dy pengje”

0

Ambasadorja amerikane në Tiranë Yuri Kim i ka javët e numëruara pasi pritet që të zëvendësohet menjëherë pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar. Lajmi është dhënë nga ministria jonë e Punëve të Jashtme. Ikja e Kim me dy çështje ende pa përfundim; drejtësia e re dhe beteja me Berishën.

Nuk do të ketë një emërim për zgjatje mandati. Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës Yuri Kim do të largohet nga misioni diplomatik në Shqipëri, menjëherë pas përfundimit të mandatit 3-vjeçar, duke mos pasur asnjë surprizë për zgjatjen e mandatit të saj. Procedurat për zëvendësimin e Kim kanë nisur, por ministria e Jashtme nuk ka dhënë asnjë emër të ri se kush do ta zëvendësoje Kim. MEPJ ndonëse konfirmon në këtë mënyrë largimin e diplomatës së propozuar nga Donald Trump nuk jep detaje se kush do të jetë pasuesi i saj. E vetmja përgjigje që vjen nga ministria e Jashme është se “kjo është në dorë të Amerikanëve”. Ministria për Europën dhe Punët e Jashtme në vendin tonë ka konfirmuar ditën e djeshme se ka nisur zyrtarisht për zëvendësimin e ambasadores amerikane Yuri Kim. Në një deklaratë në Tëitter, MEPJ thekson se për emrin e ambasadorit të ri, procedura nuk lejon që të bëhen komente. “Në përgjigje të interesimeve të medias gjatë gjithë ditës dhe për të shmangur çdo spekullim mbi “heshtjen” e MEPJ, konfirmojmë se procedura e zëvendësimit të ambasadores Kim ka nisur zyrtarisht, ndërkohë që për emrin e ambasadorit të ri procedura nuk na mundëson të bëjmë komente”, thuhet në deklaratë. Megjithatë Juri Kim u mbajt mend gjatë ushtrimit të detyrës së re si diplomate në Shqipëri për këmbënguljen në vijimin e Reformës së Drejtësisë. Ajo ka qenë një promotore e Reformës në Drejtësi duke kërkuar që politika dhe qeverija duhet t’i qëndrojë larg, duke mos bërë presione mbi SPAK. Yuri Kim do të njihet nga politika por edhe nga publiki si ambasadorja që ndërhyeu më shumë në Partinë Demokratike, e komentuar nga një pjesë deri si “tejkalim i kompetencave të saj si ambasadore dhe ndërhyrje në çështjet e brendshme të një subjekti politik”. Ajo mbajti një qëndrim të ashpër ndaj ish-kryeministrit Sali Berisha pas shpalljes “non grata” nga Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Kujtohet deklarata e saj se: “demokratët të mos hanë bar dhe pranojnë për udhëheqës një individ të sanksionuar “non grata” nga SHBA”. Po ashtu Yuri Kim pati një histori “dashuri dhe urrejtje politike” me ish-presidnetin Ilir Meta gjatë fushatës elektorale për zgjedhjet e përgjithshme të vitit 2021. Megjithatë, pas lënies së Presidencës nga Meta, marrëdhëniet e tyre ndryshuan. Ata u fotografuan shpesh herë duke i dhënë dorën njëri tjetrit, gjë që nuk ndodhi kurrë me Berishën. Në përfundim të mandatit të saj të dyja çështjet që u angazhua janë ende të turbëllta. Drejtësia e re nuk i ka arritur pritshmëritë për të luftuar korrupsionian në nivele të larta dhe e dyta është se pavarësisht përqëndrimit të saj në largimin përfundimtar të Berishës nga politika, ai vijon të jetë “de jure” në krye të PD-së.

Yuri Kim mbërriti në Tiranë si Ambasadorja e Shteteve të Bashkuara të Amerikës në Republikën e Shqipërisë në janar 2020. Ambasadorja Kim, një diplomate karriere, ka punuar mbi sfida kyçe të politikës së jashtme dhe sigurisë kombëtare në mbarë Europën, Azinë dhe Lindjen e Mesme. Ka qenë drejtoreshë e Çështjeve të Europës Jugore dhe ka mbuluar Turqinë, Greqinë, Qipron dhe më gjerë rajonin e Mesdheut Lindor; si drejtoreshë e Zyrës së Çështjeve Europiane të Sigurisë dhe ato Politiko-Ushtarake, ka mbuluar NATO-n dhe Organizatën për Siguri dhe Bashkëpunim në Europë (OSBE). Më parë ka qenë Shefe e Kabinetit e Zëvendës Sekretarit të Shtetit dhe drejtoreshë e Qendrës për Studimin e Administrimit të Diplomacisë. Më herët në karrierën e saj, ka qenë Ndihmëse e Posaçme e Sekretarit të Shtetit Colin Poëell, si dhe Ndihmëse e Posaçme e Ndihmës Sekretarit të Shtetit për Çështjet e Azisë Lindore dhe Paqësorit. Mandatet e saj jashtë SHBA përfshijnë Turqinë, Irakun, Republikën e Koresë, Japoninë dhe Kinën. Yuri Kim ka një diplomë bachelor nga Universiteti i Pensilvanisë dhe një Master në Filozofi nga Universiteti i Kembrixhit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu