Yuri Kim: Do qëndroj për më gjatë, Ed Rama i prerë: Ambasadorja do largohet shpejt,

0

Kryeministri Edi Rama është pyetur sot nga gazetarët lidhur me njoftimin e bërë nga Ministria e Jashtme për njoftimin e bërë pak ditë më parë për nisjen e procedurave për zëvendësimin e Ambasadores Yuri Kim.

I pyetur se përse kjo ministri ka bërë një deklaratë të tillë, duke thyer etikën, Rama tha se nuk është thyer etika, ndërsa shtoi se është komentuar vetëm për ambasadoren e SHBA pasi sipas tij “me SHBA kemi një marrëdhënie të veçantë”.

Rama tha se procedura për zëvendësimin e saj kanë nisur, ndërsa ditën e sotme vetë ambasadorja konfirmoi se ajo do të qëndrojë më gjatë.

“Nuk është thyer asnjë etike dhe procesi për zëvendësimin ka nisur siç është thënë nga Ministria e Jashtme, e ka nisur Departamenti i Shtetit jo ne”, u shpreh Rama.

Por pse ky  njoftim është bërë vetëm për ambasadoren e Amerikës?

“Sepse Amerikën e kemi të veçantë nuk komentojmë për të gjithë ambasadorët dhe sikur ta’, u përgjigj Rama.

I pyetur nëse mes tyre ka një krisje të marrëdhënieve, Rama tha: Ngjitja mes meje dhe ambasadores është më e fortë se kurrë nëse mund ta përdorim me metaforë, dje kemi pasur një takim të gjatë konstruktiv, miqësor.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu