Yuri Kim: Do monitorojmë nga afër zgjedhjen e shefit të ri të SPAK-ut

0

Ambasadorja Yuri Kim lajmëroi përmes një njoftimi në Twitter se do të monitorojnë nga afër zgjedhjen e shefit të ri të SPAK-ut.

“Javën e fundit jemi takuar me çdo anëtar të Këshillit të Lartë të Prokurorisë (KLP) për të nënvizuar rëndësinë e zgjedhjes së një shefi të ri të SPAK-ut, i cili – pa frikë dhe favor – do të intensifikojë luftën kundër korrupsionit dhe krimit të organizuar,” – shkroi Kim.

Ambasadorja Kim tha se procesi i përzgjedhjes nuk duhet të ndikohet nga ata që kanë interes për të kufizuar ose manipuluar hetimet.

Sipas saj, reforma në drejtësi nuk është vetëm një kërkesë për anëtarësimin në BE, por është kërkesa e drejtë e popullit shqiptar. Kim siguroi se Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të qëndrojnë gjithmonë me popullin e Shqipërisë.

“Ne do të vazhdojmë të mbështesim me vendosmëri zbatimin e reformës në drejtësi. Kjo nuk do të ndryshojë. Ne do të monitorojmë nga afër procesin e përzgjedhjes së SPAK-ut për të siguruar që reforma në drejtësi të ecë përpara,” – shkroi Yuri Kim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu