Shkruan Sokol PepushajPor gjithçka ndryshoi papritur…
Në apelin e fundit, një “Peshk” që ishte fshirë nga lista, u paraqit me këmbët e veta në SPAK.
Të gjithë e dinin se ish ministri Fatmir Mediu e kishte çarë prej kohësh rrjetën e Donald Lu dhe performonte jashtë zonës së rrezikut.
Kohët e fundit kaloi edhe Atlantikun. Mori eksperiencë si vëzhgues në (midterms), zgjedhjet afatmesme. Ditën elaburonte ide politike e natën përkundej nëpër nota vegimesh platonike, në një vilë që ja kishte blerë të dashurës kur ishte ministër.
Kur u zgjua, preku veten se mos është plagosur, pastaj u përgjigj, se po, është këtu, asgjë nuk ka ndryshuar. Për habi, “Peshqit” më të mëdhenj se Fatmiri hapën veshët dhe u kënaqën kur qetësoi situatën me; nuk kam akuzë korrupsioni, por shpërdorim detyre, vrasje, pra ajo që ishte dje, është sot e do të jetë nesër.
Kjo është “nyja”
Asnjë hajdut nuk e di ç’e pret nesër.
Për vrasje këta nuk e kanë problem, se denoncohen nga publiku prej çerek shekulli. Asnjëri prej të “fortëve” nuk u ka shpëtuar akuzave për vrasje. Tmerr kanë vetëm këmbënguljen e miqve tanë amerikanë dhe sekuestrimin e pasurive, se kanë vjedhur pa hesap. Frika u ka hyrë në palcë e përgjimin e kanë deri tek “dyshekët” që as kanë zemër t’u ndërrojnë vend, as të denoncojnë nëse dikush u shkon tek shtrati, kasaforta apo tubacionet e ujërave të zeza dhe u merr milionat e dollarëve.
Tashmë nuk vjen SPAK-u e të thotë, na duhet t’ju arrestojmë zoti hajdut, por mos u shqetëso, do të marrim ca thërrime e do të dalësh sapo të fshihemi pak nga vështrimi i amerikanëve.
Apelin po e bën tjetër kush
Fletët e “bllokut” nuk po kalohen dy nga dy e tre nga tre, dhe as ka “antibiotikë” antiamerikanë që mbajnë hajdutët në formë.
Janë mbyllur “vrimat” e rrjedhjes së informacionit dhe janë çelur gojët dhe sytë e miletit ngado.
Ata që presin prangat këto ditë dihen edhe nëse nuk thua emra.
Ja, e zëmë se u lexohet emri “Tigrit” të Parajsave fiskale, dhe “Ujkut” të Check Up-it.
E mendonin veten jashtë rrjetës së ambasadorit Donal Lu, por Babloku u ka dalë borxhit, i ka lëshuar nga “stani” i Rilindjes dhe i ka lënë të lirë t’ia mbathin.
Po ku të shkojnë, kanë shumë gjë të vjedhur edhe këtej?
E vetmja rrugë e tyre është, të fshehin ç’të mundin, t’u shmangen daljeve publike e të mos ndihen a
s kur marrin frymë. Në atë apel do të paraqiten të tërë, Presidentë e isha, Kryeministra e isha, deputetë, qeveritarë, pushtetarë, zyrtarë e isha, nga ’92 e deri sot.
Nuk do të shpëtojë asnjëri. Yuri Kim bën apelin e “Peshqve”, Fatmir Mediu është “sardele”./Pamfleti






