Vuçiç zhvendos artilerinë 2 km larg pikës kufitare me Kosovën

0

Teksa tensionet në veri të Kosovës po vijojnë prej disa javësh, duket se Serbia po përgatit ushtrinë e saj për çdo situatë.


Serbia është duke dërguar artilerinë e rëndë në Rudnicë, dy kilometra para Jarinjës, duke përfshirë gjashtë topa me rreze të gjatë veprimi të Ushtrisë Serbe.


Lajmi është bërë i ditur nga mediat serbe, të cilat kanë raportuar se pjesë e dislokimit janë edhe një numër policësh ushtarakë të cilët janë pozicionuar në zonë.


Lajmi vjen në një kohë kur presidenti serb, Aleksandar Vuçiç ka urdhëruar dje shefin e shtabit të përgjithshëm të ushtrisë së Serbisë, Milan Mojsiloviç, që të shkojë në Rashkë, në kufi me Kosovën, ndërsa sot u bë me dije se është urdhëruar edhe shtimi i Forcave të Armatosura.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu