Vuan nga zemra, Jorgo Goro përfundon në spitalin e burgut

0

Pas qëndrimit të tij në qeli, pasi ndodhet i arrestuar për akuzën e shpërdorimit të detyrës, ish-kryebashkiaku i Himarës, Jorgo Goro ka përfunduar në spital.

Mësohet se Goro nuk është ndjerë mirë mbrëmë nga ana shëndetësore, ndaj dhe autoritetet e burgut e kanë transferuar atë për ndihmë mjekësore në QSUT.

Goro vuan nga probleme të zemrës dhe me tensionin. Kujtojmë se sot Goro ka dhënë dorëheqje nga detyra e kryebashkiakut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu