Vriten komandanti i Gardës Hapësinore dhe zëvendësministri i Inteligjencës

0

Të paktën edhe dy zyrtarë të lartë të Iranit janë eliminuar në sulmet me raketa. Kjo të paktën sipas opozitës iraniane, e cila pretendon se komandanti i forcës hapësinore të Gardës Revolucionare Islamike, Esmail Dehghan, si dhe zëvendësministri i inteligjencës i Iranit, Akbar Ghaffari, janë eliminuar.

Pas raporteve të pakonfirmuara për vdekjen e udhëheqësit të paramilitarëve Basij, Asadollah Badfar, Iran International raportoi të paktën dy të tjerë.

Media iraniane pretendon se janë vrarë Esmail Dehghan, komandant i forcës ajrore të Gardës Revolucionare Islamike, dhe zëvendësministri i inteligjencës i Iranit, Akbar Ghaffari.

Nga raportimet mësohet se funeralet tashmë janë zhvilluar përkatësisht në qytetet e Arak dhe Tabriz.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu