Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Vrite…
Rrugës së përceptimeve, duke i përjetu momentit joshjen e gëzimit,
shkëlqimi shpirtëror që don jetë,
e të hidhet andejmi, pranisë shenjtë
e të jetojë vërtetë,
atë që i është veshur natyrshëm,
guackës që ruan gëzimim e pa fund.
Vrite, guximin që mbartë mbi supe, atë
që t’deh mantelin rreth mendjes,
e garniturën që ke saju për servirje kohrave pa shije,
të mos krijojë reaksione dëshpëruese
ti krijes e drejtësisë rreshkataqe që lëvroni kapacitet, t’çmendni t’mirën.