Vladimir Putin i ka vënë syrin Ballkanit? Brukseli: Kemi informacione!

0

Brukseli ka reaguar për paralajmërimet e presidentit ukrainas Zelensky se Rusia po hedh sytë nga Ballkani për ta destabilizuar. Komisioni Europian konfirmon alarmin.

Zëdhënësi Peter Stano kërkoi që t’i kushtohet vëmendje e madhe rajonit të Ballkanit pasi Moska po investon që të sigurohet që vendet të luftojnë njëri tjetrin. Zyrtari i BE-së tha se kjo nuk është diçka e re.

“Ne jemi në të njëjtën linjë me presidentin e Ukrainës. Ne e dimë që Rusia po bën gjithçka që mundet për të mbjellë pakënaqësi, paqëndrueshmëri politike, ndërhyrje të jashtme dhe manipulim informativ.

Prandaj ne po rrisim aktualisht bashkëpunimin dhe asistencën tonë në partnerët në Ballkanin Perëndimor kur vjen punë për fuqizimin e kapaciteteve dhe aftësive për t’u përballur me këtë formë të kërcënimeve hibride dhe ndërhyrjes së jashtme.

Gjithsesi ne kemi informacion për këtë çështje. Prej kohësh ne i kemi vëzhguar me kujdes këto aktivitete nga Rusia.

Ne jemi në unison të plotë dhe jemi në dijeni të asaj çfarë Rusia po përpiqet të bëjë dhe po punojmë shumë fort me partnerët tanë në Ballkanin Perëndimor për t’i pajisur ata me aftësitë për t’i përballuar ato” tha Stano.

Nga Zagrebi Presidenti i Këshillit Europian Charles Michel deklaroi se integrimi në BE duhet të ndodhë sa më parë për ta mbajtur rajonin larg ndikimit rus.

“Ne nuk mund të përjashtojmë faktin se Rusia apo shtete të tjera po përpiqen të ndërhyjnë, po përpiqen të shtrijnë ndikimin e tyre në Rajonin e Ballkanit Perëndimor.

Kjo është edhe arsyeja se përse jemi absolutisht të bindur se përparimi në rrugën e anëtarësimit në Bashkimin Europian për vendet e Ballkanit Perëndimor është vërtet i rëndësishëm për të krijuar stabilitet dhe për tu siguruar që të kemi një rajon paqësor” tha ai.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu