Vjollca Hoxha dhe fëmijët e saj janë tashmë edhe ligjërisht pronarë të televizionit Top Channel. Vendimi është marrë nga Gjykata e Apelit, duke i dhënë fund kështu një procesi gjyqësor që vijon prej më shumë se 1 vit.
Mësohet se pas 6 seancash, Apeli ka vendosur të pranojë padinë e trashëgimtarëve të të ndjerit Dritan Hoxha duke i njohur atyre pronësinë mbi aksionet e televizionit.
Gjyqtarët në dhomën civile kanë botuar 2 pro dhe një kundër Vjollca Hoxhës, konkretisht Dariel Sina dhe Sokol Ngresi pro dhe Artur Kalaja kundra.
Padia e Vjollca Hoxhës ishte kundrejt Albert Sino dhe Aurel Baci ish-shokët e Dritan Hoxhës dhe ish staf i Top-Channel.
Ata kanë pasur në pronësi 60% të aksioneve të Top-Channel ndërsa me këtë vendim të gjykatës së apelit këto aksione kalojnë në favor të familjarëve të Dritan Hoxhës.
Por ndërkohë, ky vendim i gjykatës pritet të ankimohet në Gjykatën e Lartë nga ana e Sinos dhe Baçit.






