Një kanal i ri televiziv do t’i shtohet së shpejti ekranit në Shqipëri.
Agjencia e lajmeve City News Albania sjell CNA HD.
Një ekran PA CENSURË!
Për t’i shpëtuar “grisë televizive”, për të qenë sa më afër opinionit publik, përmbysja do të fillojë me zbatimin e një filozofie të re.
Informacionet nga vendi, rajoni dhe bota, si ngjarjet e përditshme në politikë, ekonomi, drejtësi, sociale, kulturë, teknologji, vijnë në një këndvështrim ndryshe.
Partnerë të vetëm të CNA HD do të jenë qytetarët, zëri dhe problemet e tyre, kundrejt çdo padrejtësie që vjen nga politika, drejtësia dhe në çdo fushë tjetër.
E vërteta pa filtra ashtu siç është në jetën e përditshme do të gjejë hapësirë 24 orë në 24 në CNA MEDIA.
Ky nuk është thjesht një premtim, por një premtim i mbajtur dhe realizuar tashmë që me City News Albania, ku qytetarët na kanë ndjekur dhe na ndjekin, duke denoncuar problematika nga më të ndryshmet.Për t’u bërë pjesë e kësaj risie në tregun mediatik vendas, CNA.al dhe CNA HD, ju ftojnë të bëheni pjesë e skuadrës informative më energjike dhe të vërtetë në media.
Për, t’iu bashkëngjitur stafit tonë, po ju njohim me pozicionet e vendeve të punës dhe kriteret.
Gazetar/e
– Eksperiencë në gazetarinë e shkruar dhe televizive
– Fleksibilitet, angazhim, shpejtësi dhe bashkëpunim në grup
Redaktor
– Përgjegjës për koordinimin e gazetarëve
– Përgjegjës për redaktimin e lajmeve
Grafist
Montazhier
Aplikimet mund t’i dërgoni në adresat e email-it:
[email protected], [email protected] dhe në “WhatsApp” në numrin e telefonit: 0689009999/CNA.al