“Vjedhja e Shekullit”, janë ndarë 200 milionë euro për inceneratorë që nuk ekzistojnë, Berisha jep shifrat për Ramën e Veliajn

0
VELIAJ FLET PAS FITORES NE TIRANE - Kryetari i Bashkise se Tiranes, Erion Veliaj duke folur gjate nje konference per shtyp para selise se Partise Socialiste pas fitores ne zgjedhjet vendore te 14 majit. Pas marrjes se mandatit te trete radhazi ne krye te bashkise se Tiranes, Veliaj ka falenderuar votuesit dhe ka folur per projektet per 4 vitet e ardhshme. Ky do te jete mandati i fundit i Erion Veliajt per shkak se ligji “Per veteqeverisjen vendore” nuk lejon rizgjedhjen per me shume se tre mandate radhazi./r/n/r/nVELIAJ SPEAKS AFTER THE VICTORY IN TIRANA - The Mayor of Tirana, Erion Veliaj speaking during a press conference in front of the headquarters of the Socialist Party after the victory in the local elections on May 14. After receiving the third consecutive mandate at the head of the municipality of Tirana, Veliaj thanked the voters and talked about the projects for the next 4 years. This will be Erion Veliaj's last term because the law "On local self-government" does not allow re-election for more than three consecutive terms.

Sali Berisha, në një deklaratë për media nga foltorja e selisë blu denoncoi atë që ai e cilëson si skandal, vijimin e pagesave për incineratorët që nuk ekzistojnë askund.

“Edi Rama në daljen e tij publike faktoi shqiptarëve se ai është autori numër një i vjedhjeve të shekullit, vjedhjes së inceneratorëve dhe vjedhjes me PPP në fushën e shëndetësisë.

Të shtunën doli para gazetarëve për veprat penale më të rënda, të djegësve dhe të sterilizimit të sekuestruara si vepra krimi, duke vlerësuar krime të shëmtuara që ka ndodhur me to, thjesht si mangësi në ndërtime.

Ai tha,- “Gjëra kanë ndodhur, ka pasur mangësi dhe nevoja, Me mangësi dhe nevoja Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen e dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanin ku u vodhën 28 mln euro dhe tani ka ngelur një rrangallë pa funksion që e dëshmoi djegia e malit të plehrave në Elbasan, ditën kur Rama tha se ai ekziston.

Deputetë socialistë mashtruan publikun kur bënë një vizitë në qytetin e Fierit dhe thanë se djegësi funksionon. Edi Rama quajti mangësi dhe nevoja vjedhjen në gjashtë vite në djegësin e Tiranës.

Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesor sepse janë zhdukur 130 mln euro dhe gjurmë të djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë”, tha ai.

Deklarata e Berishës për djegësin e Tiranës

Në daljen e tij të fundit publike, faktoi shqiptarëve se ai është autori numër një i vjedhjeve të shekullit, vjedhjes me inceneratorët dhe vjedhjes me PPP-të në fushën e shëndetësisë.

Ai doli të shtunën para gazetarëve për veprat penale më të rënda, të djegësve dhe sterilizimit, të sekuestruara si vepra krimi, duke vlerësuar krimet e shëmtuara që kanë ndodhur me to, thjesht si mangësi në ndërtime.

Konkretisht, ai u shpreh: Gjëra kanë ndodhur, ka pasur mangësi dhe nevoja.

Me mangësi dhe nevoja, Edi Rama përpiqet të mbyllë vjedhjen dhe krimin e shëmtuar me djegësin e Elbasanit, me të cilin iu vodhën qytetarëve nga klani i plehrave, me në krye vetë Ramën, 28 milionë euro, dhe tani ka ngelur një rrangallë pa funksion, çka dëshmoi qartë djegia e malit të plehrave në Elbasan, pikërisht ditën kur Rama tha se ai ekziston.

Edi Rama vlerësoi si mangësi dhe nevoja krimin e shëmtuar dhe vjedhjen e 40 milionë eurove me djegësin e Fierit, i cili sipas dokumenteve zyrtare, në pranverën e vitit 2021, u njoftua nga pronari në letër i kompanisë, Zoto, se djegësi i Fierit ka përfunduar.

Të njëjtën gjë mashtruan publikun deputetët socialistë, të cilët gjatë komisionit hetimor parlamentar, bënë një vizitë në Fier dhe thanë se djegësi funksionon.

Në fakt, mangësitë e Ramës janë krime të shëmtuara. Djegësi i shpallur funksionues në pranverën e vitit 2021, dhe sot e kësaj dite nuk funksionon, përreth tij është ngritur një mal i tërë plehrash, të cilin Rama u përpoq ta digjte ditën e shtunë njësoj si ato të Elbasanit.

Erion Alibej zbërthen disa ngjarje kriminale, SPAK dhe BKH nisin verifikimin e deklarimeve
Për djegësin e Fierit, flitet se aty nevojiten, pasi janë shpenzuar 38 milionë euro, edhe 4 milionë të tjera, që mafia e plehrave t’i vjedhë dhe përvetësojë dhe t’i çojë në kontot bankare dhe shqiptarët të marrin një rrangallë që thuhet se është çmontuar në Konstancë të Rumanisë si impiant i viteve ‘70.

Edi Rama, në apologjinë e vjedhjes më të madhe të shekullit, e quajti mangësi dhe nevoja, vjedhjen në 6 vite në djegësin e Tiranës, të 130 milionë eurove. 128 milionë prej të cilave duhet të shpenzoheshin për ndërtimin e plotë të djegësit të Tiranës.

Rama dhe Veliaj janë përgjegjës kryesorë për faktin se janë zhdukur 130 milionë euro dhe gjurmët e djegësit të Tiranës nuk ekzistojnë.

Dua të informoj se nga data 4 prill e vitit 2018 deri në vitin 2023, djegësi Veliaj ka marrë nga 16 institicione, 224 pagesa në një total prej 65.9 miliardë lekë apo 65.9 milionë euro.

Por djegësi Veliaj, për të cilin nuk ekzistojnë gjurmë mbi tokë, përveç 65.9 milionë eurove, me një vendim antiligjor të Erion Veliajt, ka marrë edhe 65 milionë euro të tjera nga kompanitë private, që janë detyruar me tre polici, që çdo kuintal dhe apo inerte ta depozitojnë në minierën e floririt të Ramës dhe Veliajt.

Përveç bashkive të qarkut, për kompaninë Rama-Veliaj kanë paguar edhe Ministria e Kulturës, Gjykata e Lartë, Drejtoria e Përgjithshme e Tatimeve, Drejtoria e POlicisë së Shtetit, Agjencia e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave, Qendra e Formimit Profesional, INUK dhe Mirlinda e AKSHI-t apo Agjencia e Mbrojtjes së Konsumatorit, Spitali Distrofik, etj.

Në çdo rast, ftoj çdo qytetar shqiptar të shtojë pyetjen: kush mund t’i vinte 10 institucione qendrore në flakët e djegësit të Erion Veliajt, përveç Edi Ramës? Ndaj në këto kushte, mbetet vetëm fjala e qytetarëve shqiptarë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu