Erdhi Viti i Ri në Zelandën e Re, viti 2026 pritet me spektakël fishekzjarresh.
Mes një spektakli fishekzjarresh, qytetarët në Zelandën e Re pritën Vitin e Ri 2026.
Zelanda e Re është shteti i dytë në botë që priti Vitin e Ri, pas Atoli Kiritimati, i njohur edhe si Ishulli i Krishtlindjeve, ndërsa mbizotëroi për disa minuta atmosfera që karakterizon ndërrimin e viteve.Zelanda e Re me kryeqyet Auckland e ka pritur vitin 2026 në orën 12:00 me atë shqiptare.
Siç është edhe traditë, viti i ri është pritur me një spektakël fishekzjarresh, mes atmosferës së bukur dhe urimeve për një vit të mbarë. Pas Zelandës së Re, Viti ri do të mbërrijë në Australi një orë më pas.
Vija Ndërkombëtare e të Dhënave, e cila zgjatet zig-zag pak nga veriu në jug dhe ndjek vetëm pjesërisht meridianin e 180-të, antipodet e Greenëich-it, ka pasur një devijim të theksuar drejt lindjes që nga viti 1995, duke prerë dy zona kohore, përfshirë, ndër të tjera, arkipelagun e Kiribatit, Samoan dhe Tongën.
Ja oraret e pritjes së Vitit të Ri sipas zonave kohore:
10:00 – Ishujt e Paqësorit, përfshirë Samoan dhe Kiribatin
11:00 – Zelanda e Re
13:00 – Australia
15:00 – Koreja e Veriut, Koreja e Jugut, Japonia
16:00 – Tajvani, Hong Kongu, Kina
17:00 – Tajlanda
18:30 – India
20:00 – Emiratet e Bashkuara Arabe
21:00 – Rusia
22:00 – Afrika e Jugut
23:00 – Gjermania
1 Janar
03:00 – Brazili
05:00 – Nju Jorku
08:00 – Los Anxhelosi








