Vila nr.73 në valle/ Noteri Alket Mançka bleu objektin e Ahmetaj në Palasë pa qënë fare Elda Dinaj në Shqipëri

0

Hetimet e kryera nga SPAK për rastin e ish-zv/kryeministrit Arben Ahmetaj, kanë nxjerrë detaje domethënëse që tregojnë se si është implikuar Arben Ahmetaj dhe Albina Mançka, në blerjen e vilës Nr.73 në “Green Coast”.

Të dy personazhet rezultojnë të zhytur në këtë sipërmarje, megjithëse kanë përdorur si blerës përfundimtar pikërisht emrin e shoqes së ngushtë të Albina Mançkës, shtetasen Elda Dinaj. Në procedurat e lidhjes së kontratave noteriale rezulton të jetë përfshirë noteri Alket Mançka, i cili është vallëi i ish-gruas së Ahmetaj Albina Mançka.

Sipas dosjes hetimore rezulton se 13 prill 2021, kur është lidhur kontrata e shitjes mes kompanisë Inerte Express dhe Elda Dinaj, kjo e fundit nuk ka qënë fare në teritorin Shqiptar. Këtë të dhënë SPAK, e ka vërtetuar nga kqyrja e sitemit TIMS, nga ka rezultuar se Dinaj nuk ndodhej në Shqipëri. Ende vijon të mbetet e paqartë se kush person ka firmosur kontratën e blerjes së vilës.

Një procedurë e tillë, pritet të sjellë ndalimin dhe vënien në ndjekje penale të ish-kunatit të Ahmetaj, Alket Mançka. Në listën e SPAK për tu arrestuar janë dhe disa biznesmenë, të cilët tashmë mësohet se janë larguar jashtë territorit të Shqipërisë.

Në dosje e SPAK, thuhet se vila me Nr.73 fillimisht është porositur në Gusht 2018 nga shoqëria “Inerte Expres” tek kompania “Green Coast”. Por në datën 14 shtator 2020 është lidhur një shtesë pranë kësaj kontrate, duke u shtuar pjesa e parkimit prej 37 m2.

Gjithashtu nga shoqëria “Green Coast” është vënë në dispozicion të SPAK një faturë tatimore shitjeje e prerë në 28 tetor 2020 lëshuar për blerësin “Inerte Ekspress” të Manoli Begos në të cilën tregohet parapagimi i datës 16 tetor 2020 në vlerën 50 mijë euro dhe detyrimi në vlerën 337.731 euro.

Por kjo shoqëri e përfaqësuar nga Mond Bego në datën 13 prill 2021, në Prill 2021 ka lidhur një kontratë para noterit Alket Mançka, duke ja tranferuar të drejtat e pronës shtetases Elda Dinaj.

Në kontratë parashikohet se në përfundim të punimeve të vilës dhe pas lidhjes së kontratës përfundimtare të shit-blerjes mes palëve shoqeria “Inerte Ekspres” dhe “Green Coast” si dhe pas daljes së çertifikatës në emër të shoqërisë “Inerte Ekspres” brenda 30 ditëve kjo kompani, do të nënshkruajë kontratën përfundimtare me klientin Elda Dinaj.

Vlera e shitjes është 300.000 euro e cila do të likujdohet me këste në llogarinë bankare të palës shitëse brenda një viti nga data e nënshkrimit të kësaj kontrate.

SPAK thotë se për t’u theksuar është fakti se shoqëria “Inerte Ekspres” vendos të shesë vilën në fjalë në një shumë prej 87 mijë e 731 euro më pak nga ajo që e ka blerë vetë nga kompania “Green Coast”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu