Viktimizimi i Gjicit lavazh i neveritshëm social

0

 Shkruan Laureta Roshi

S ka Opozitë reaguese, reagojmë në kafe për pas ngjarjet!!!

Shume mirë bëri kushdo që e tronditi dukjen e rreme me publikimin e videos dhe boll u morët me Almën e porositësit të vërtete apo hipotetikë, lërjani hetimit!

Eshtë perversitet mendor ta quash Gjicin viktimë! Edhekur të paguajnë apo do të mbysësh frikën e skandaleve të tua sikur të fshehura..

Sado lekë të jepen që skandali i neveritshëm  të harrohet, ngarja do zbehet për pornografinë por jo për pyetjen:  Pse na servirni të sukseshëm Gjicat?

Përfytyrimi rimodelon mendimin : Cfarë do të ndodhte sikur muret e ca zyrave të  ishin transparente!!

Të jenë  të tejdukshme ato takimet, takime me sekretare në prani të cdo mysafiri a vizitori në zyrën e shtetit e cdo bisedë të shënohet,  e zgjidhja të delegohet nga kompetenca e numrit 1 :)) për te drejtoritë përkatëse! Mbase degjojmë sërish zërin e medias për sjelljet e njohura abuzive që përherë mbulohen nga skandali i rradhës,,,

Përsa kohë edhe njërzit abuzivë i vesh me pushtet Gica abuzues do prodhojë moçali ynë ku dëgjohet e vetmja lutje “bukën tonë të përditshme falna Zot”.

Shuumë mirë bëri A.K që e filmoi, edhe që e publikuan!!! Në fund të fundit mori atributin e medias, të ne gazetarëve që mund të komentojmë rehatshëm po që nuk guxojmë të ndëshkojmë duke dhënë fakte  asnjë abuzues, as të bëjmë publikisht pyetjen: Si u bë normë abuzimi dhe nëpërkëmbja e dinjitet njerëzor?

E mos më thoni fare që ajo Aja kështu e ashtu!  E rritur është  A,K e bëri sipas mënyrës së saj, rrugën e zgjodhi me risk paragjykimin dhe heshtjen tonë!  A,K kaloi çdo kufizim dhe kontroll mediatik dhe tregoi një monstruozitet që e fshehim si shoqëri. E përflasim kafeve dicka po nuk guxojmë të forcojmë viktimat dhe ato të denoncojnë. A.K bëri atë që dhjetëra rrëfime mikesh apo të njohurash nuk kanë guxuar Nuk kanë guxuar se nuk do arrinin asgjë përvec lakimit apo humbjes së punës , apo konfliktit familjar.

A.K veproi publikisht e tronditi publikun po në fund të fundit i la pagjumë ca të tjerë që i zhveshin vartësit jo vetëm gratë dhe vajzat nga çdo reagim apo e drejtë mbrojtjeje. Sistemi I klabëzyer në vese po njeh vetëm mekanizmin  shantazh publik/ vepër penale po zgjidhja e vetme!!!

Heshtim ne “të pafuqishmit “ , ndihen jo mirë zyrtarët që janë po aq gica sa Gjici,edhe ata pseudoburra që marrin njerëzit në punë në fillim “në provë”, dhe kur karma I ka ndëshkuar me aksidente e kanë fshirë dhe emrin e viktimës nga kronikat e zeza. Kur viktima ja kalon tutorit ndodh të rrëzohet ndonjë gic.

Për rastin Gjici NUK  PO DEGJOJMË NDJESE PUBLIKE nga ata  zgjodhën dhe ofruan Gicin!  Që e bënë nga një njëri të rëndomtë në një sigël partije x –  në model të zgjedhuri vendor me një Sigël tjetër të fuqishme politike. Kështu Gici u shfaq si I duhuri !

Njoh dhjetëra drejtore Zonja dhe drejtorë Zotërinj, po edhe ata heshtin. Foli një deputete në komisionin e medias për skandalet abusive në rtsh po përgjigja që dha rreshqitësi vemje u bë titull në portale jo pyetja e saj..

Publiku mbetet nën presion,  lavazh social I përditshëmrisë, se ne kete kazan llokocitemi me jelek shpetimi Heshtjen!

Meritokracia, ndershmëria, përzgjedhja, karriera vit pas vitit, deri kamera në trup të zyrtarit… shaka po bëj shaka!!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu