Vikat s’brendshmi

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Vikat s’brendshmi
Pse genjeve, o mendje e çuditshme,
Kur sinqeriteti merr frymë është gjall,
A dëshiron të çaplosh ti të vërtetën,
Vellon transparent kthy e ke n’rrëngall,
Një zë i fuqishëm vikat s’brendëshmi,
Sepse rrethi gënjeshtar ka një fund,
E trishtë që ndodh skërfitja e besimit,
Me stil duke u ngi, ti kupën e mbushë.
Mos u ç’gënjeve, ju ktheva supozimit,
Maftueshëm pakënaqësia ndërton
iluzione,
Dëshirat e fshehta, frika nga dënimi,
Ose thjesht ç’pengesa e guximit ty të
mungon.
Bie pre e të pakthyeshmes i kacarrohesh
territ të fikur,
Ku nuk sheh përtej të mallkuarit interes,
Në matufllëk ngrite urën me të çoroditur,
Hyre në këtë shembull i keq e përvers.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu