VIDEO/ O SPAAAAKKKKK, Ja krimi elektoral në Kuçovë, shikoni se ç’ndodh e ku është drejtësia?!

0

Lefter Maliqi, i cili në 14 maj garoi për Kryebashkiak i Kuçovës në emër të koalicionit “Bashkë Fitojmë” vijon të denoncojë atë që e konsideron si maskaradë elektorale.

Së fundmi, Maliqi ka publikuar në rrjet një video mbi atë se çfarë ndodhte në KZAZ Kuçovë, duke e krahasuar me pazarin e Roskovecit.

“Shihni krimin shtetëror dhe elektoral në KZAZ Kuçovë!

Kjo është një video e shkurtër nga celulari! Imagjinoni kur të hapen kamerat se ç’bënte banda e Rilindjes në tavolinat e numurimit bashkë me anëtarët për Këshill, numëruesit, drejtorët e Bashkisë me konflikt interesi në bashkëpunim! Çfarë emri i vini ju?

Ndëshkimi ligjor për këta dhunues! Kallzimi në SPAK është pak! Meritojnë përbuzje pasi as njerëz nuk janë, por janë kthyer në Çakenj!

Turpi i mbuloftë këta dhunues të votës së lirë! Bashkinë e grabitur,nga bashkëpunimi mafioz i dy sekteve, do ja kthejmë qytetarëve!”, shkruan Maliqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu