Këtë ditë të dytë të vitit 2024, simpatizantëtm, të rinjtë dhe grupi mbështetës i Sali Berishës këtë të martë janë grumbulluar në rrugicën poshtë banesës së tij.
Ish-kryeministri ndodhet në masën e sigurisë ”arrest shtëpie” me mbikëqyrje policore dhe komunikim vetëm me bashkëjetuesit.
Sali Berisha del në dritare dhe i përshëndet ata me dy gishta. Ndërkohë mbështetësit e tij dëgjohen duke brohoritur, ndër të tjera: “O Sali, o hero, gjithë Shqipëria ty të do”.