VIDEO/ Edi Rama flak Ahmetajn në duart e SPAK: Le të arrestojhet, mbushi trastat pas shpinës time!

0

Kryeministri i vendit, Edi Rama pas përfundimit të mbledhjes me drejtuesit e qarqeve ka dhënë një deklaratë për mediet, ku u pyet dhe në lidhje me skandalet e fundit të publikuara për ish-ministrin e tij Arben Ahmetaj.

Pyetja e gazetare: Në media janë publikuar disa ditë më parë fatura të hotelit të ish-zëvëndëskryeministrit Arben Ahmetaj, ish -ministrit të ekonomisë të paguara nga personi kyç i akuzuar për aferën e inceneratorëve që është Klodian Zoto. A keni një koment për faktin se ish numri dy i qeverisë tuaj në bazë të këtyre dokumentave ka përfituar favore nga një person i akuzuar për skenën e inceneratorëve?

Rama: Koncepti është shumë i thjeshtë nëse nisemi për një betejë dhe kemi një qëllim të caktuar dhe rrugës dikush apo disa që janë nisur për të arritur atë qëllim këpusin dhe dardha dhe mollë për t’i futur në trasta pas shpinës time kjo është një çështje që nuk e kanë me mua e kanë me drejtësinë’.

Ditë e fundit gazetari Adriatik Doçi ka nxjerrë prova për pretendimin e tij të dërguar në SPAK tashmë, për përfshirjen e ish-ministrit Ahmetaj në çështjen e inceneratorëve.

Doçi është shprehur se paratë e inceneratorëve nuk kanë shkuar direkt në xhepat e të implikuarve kryesorë, por sipas tij, provat janë pagesat e kryera nga Klodian Zoto për pushimet e Arben Ahmetajt.

Sipas gazetarit me kartën e kreditit të Klodian Zotos janë rezervuar hotelet më të mira në Francë, Bukuresht, Vjenë dhe Gjermani, me vlera që shkojnë deri në dy mijë euro për qëndrim.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu