“Veriu s’mbahet me polici”, Sheholli befason me paraIajmërimin

0

Fatmir Sheholli tha në një intervistë për Euronews Albania se qeveria e Kosovës ka bërë gabime trashanike në qeverisjen e vendit.

Ai tha se komunat në veri të vendit nuk mund të mbahen me polici pasi sipas tij në ato zona kryetarët e zgjedhur nuk përfaqësojnë shumicën dhe kjo nuk është demokratike.

“Kjo qeveri ka bërë gabime trashanike në qasjen ndaj veriut. duhet ta kuptojmë se ne nuk mund ta mbajmë me polici veriun. Ne duhet t’i besojmë Bashkimit Europian dhe shteteve të Bashkuara të Amerikës se vetëm me dialog politik mund të zgjidhet kjo çështje”

Ai tha më tej se në shtator e gjithë shoqëria e Kosovës, që sipas tij është shumicë do angazhohen në protesta masive për të rrëzuar qeverinë e Kurtit ndërsa shtoi më tej se kryeministri do duhet të mbajë edhe përgjegjësi penale për situatën në të cilën futi veriun e Kosovës.

“Që t’ia ndërpresim Kurtit këtë ideologji të tij, ne do organizohemi në shtator në protesta masive dhe të pandalshme deri në rrëzimin e tij, e natyrisht ai do duhet të japë përgjegjësi penale para gjykatave pasi na ka futur në probleme të mëdha me Bashkimin Europian dhe Shtetet e Bashkuara të Amerikës”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu