Vënd e ç’mënd!

0
Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
Vënd e ç’mënd!
Në nji qoshe kam zën vend,
Mbyllur sytë e bëhet terr,
Meditimit ju afrova,
N’mes t’zemrës i zura vend,
Ish nji shije, eh c’bukuri,
Për të kisha shumë nevojë,
Gju më gju me qetësinë,
Gjithçka e bukur m’rrethoi,
Zhduk pa nur e pa nishan,
Kontradikt, që të takojmë,
Por, i mirë është meditimi,
Sa të jemë, un brenda tijë,
Po kur të dal unë prej aty,
E vërteta kap me m’shky,
Se e rëndë, pesha n’këmbë,
Ka shtri hapin n’katër qoshe,
E ka marrosë krejtë realitetin,
T’gjitha n’dhogari tijë, mbetur,
E krenarë për shoqi shoqin,
Si ma i miri, ç’po kapërdiset,
Prej arritjeve nxjerr arrtjet,
Jo për vend e për njerzim,
Veç për vete, dhe për parin,
Sa me mend e punoi shtrungën,
Peshqesh kem derën e ngushtë,
Mjel ne t’shkretit, gja s’na mbet,
Të kacavjerr, dejt nën lëkurë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu