Vëllai i Erionit Arbër Veliaj drejt burgut/ Në 2 ditë, 2 herë në SPAK

0

Vëllai i kryebashkiakut të Tiranës, Arër Veliaj, është paraqitur sërish në ambientet e SPAK-ut këtë të premte—për herë të dytë brenda kësaj jave. Sipas burimeve, ai hyri me një dokument në dorë dhe qëndroi për pak minuta.

Ditën e djeshme ishte marrë në pyetje për rreth katër orë në cilësinë e personit me dijeni për hetimet ndaj familjes së Veliajt. Ai deklaroi për mediat se ishte paraqitur “vullnetarisht për të shprehur bashkëpunimin tim me këtë institucion”.

Kjo paranijë vijon pas rrëzimit të ankimimit të tij nga Gjykata e Apelit të Posaçëm dhe kthimit për rikomisionim. Hetimi ka fokus çështjen e kontrollit të dhjetorit 2024 në banesën e tij dhe ambientet e biznesit, ndërsa autoritetet vazhdojnë me verifikimin e çdo dokumenti dhe deklarate si pjesë e zbardhjes së plotë të rastit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu