Veliaj u ‘vjedh’ shqiptarëve edhe Big Brother/ TV i inceneratorëve bën fushatë me programin televiziv

0

Dy ditë më parë, agjencia BIRN konfirmoi avantazhin e ndjeshëm të opozitës në Tiranë dhe Durrës.

Edhe pse kontrollon shumicën dërrmuese të mediave tradicionale, Erion Veliaj humbet thellë kur bie fjala te mediat sociale.

Ky është tregues i qartë se ku po shkon fitorja, sidomos kur mendon se rrjetet sociale përdoren kryesisht nga ata që e sjellin ndryshimin, pra nga rinia.

Por kur ishte menduar se propaganda qeveritare mund të prodhojë gjithçka, kulmi arriti me programin Big Brother.

Një televizion, i akuzuar nga raportet ndërkombëtare si media e inceneratorëve, e vuri këtë emision në funksion të fushatës së Erion Veliajt.

Si në kohërat e regjimit të parë monist, ai celebroi një martesë të bekuar nga partia dhe jo nga familja.

Shikuesit u habitën kur shihnin se si një shkodran celebrohej nga kryebashkiaku i Tiranës.

Mbi të gjitha, jo në kishë siç e kërkon tradita dhe familja e tij.

Ishte një moment i turpshëm në historinë televizive shqiptare, por edhe globale.

Jo vetëm pse Erion Veliaj vendosi t’u vidhte shqiptarëve hapur një program të ndjekur televiziv.

Por mbi të gjitha se u pa hapur se deri ku mund të shkojnë për të mbajtur pushtetin me çdo mjet.

Le të shërbejë ky rast si një tregues më shumë se pse duhen ndëshkuar me votë.

Tek e fundit, nuk po lënë asgjë pa vjedhur nga shqiptarët!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu