“Veliaj, 1.3 mln euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej”, por paguan mbi 1 mijë punëtorë 9 milionë euro në vit”

0
Nga OraNewsPërditësimi i fundit 17 Prill 2023, 14:1Zëdhënësja e fushatës për Bashkinë e Tiranës e kandidatit demokrat Belind Këlliçi, Silvi Bardhi, ka akuzuar kryebashkiakun Erion Veliaj për shpërdorimin e taksave të qytetarëve, pasi ka hapur tender 1.3 milionë euro për pastrimin e ‘Sheshit Skënderbej’.

Në deklaratën për shtyp, Bardhi theksoi se ndërkohë Veliaj paguan më shumë se 1 mij punëtorë në vit për pastrimin me një faturë 9 milionë euro.

“Belind Këlliçi ka paraqitur një projekt që i jep zgjidhje një prej problemeve më akute të Tiranës që është qarkullimi dhe trafiku, me nënkalim në Sheshin Skënderbej. Ky projekt do të kushtojë 4.5 milionë euro.

Nënkalimi i propozuar nga Belind Këlliçi zgjidh një shqetësim të përditshëm për të gjithë ne, na kursen kohën dhe karburantin.

Disa pyesin, ku do i gjejë Belindi paratë.

Paratë janë, por shpërdorohen, pasi qytetarët e Tiranës, paguajnë me taksat e tyre, disa herë Bashkinë Tiranë për një shërbim të vetëm.

Dhe rasti është i freskët.

Erjon Veliaj ka shpallur një tender prej 1.3 milionë euro për pastrimin e “Sheshit Skënderbej” ndërkohë që ne, qytetarët e Tiranës paguajmë 9 milionë dollarë në vit me taksat tona 1 mijë e 75 punonjës, për pastrimin e qytetit.

Por këta punonjës dhe ky fond i marrë nga taksat tona, nuk i mjaftojnë Erjon Veliajt.

Ai ka shpallur një tender që shumë mirë mund ta kryejnë punonjësit akutalë të Bashkisë.

1.3 milionë euro do i jepen një kompanie private për mirëmbajtje të një sheshi prej 6 mijë metra katror pllaka dhe beton.

Aktualisht Bashkia Tiranë administron dy drejtori për mirëmbajtjen, Drejtoria e Përgjithshme e Rrugëve dhe Ndriccimit dhe Drejtroria e Përgjithshme e Pastrim Gjelbërimit.

Bashkë me to janë 6 kompani pastrami të qytetit të cilat marrin miliona euro nga taksat tona.

Pastrimi i qytetit është shumë i rëndësishëm, por sot shihet si një mundësi për përfitim e ndarje favoresh.

Ndaj lind pyetja: Përse u kërkohet taksapaguesve më të varfër të Europës të paguajnë sërish për pastrimin?

Ka ardhur koha që këto metoda jo transparente dhe abuzimi me paratë e qytetarëve të Tiranës të ndalen.

Me 14 maj është koha për ndryshim, është koha për të sjellë në krye një model që kujdeset për taksat e qytetarëve dhe i shndërron ato në shërbime e në të mira për Tiranën e banorët e saj”, u shpreh Silvi Bardhi.

“Veliaj, 1.3 mln euro për pastrimin e “Sheshit

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu