Veç për malin tim

0
Mund të jetë një imazh i 1 person, në këmbë dhe ambiente të jashtmeShkruan Mimoza Rexhvelaj
Melodia e stonuar e zjarrit në stufën e vjetër më solli ndër mend ditët kur pran tij këndoja melodi tjetër.
Ndoshta e kam nga shiu pikalosh,që fytyrën përplas pas xhamit gjithë këto ditë e mi mbushi sytë me një melankoli të ëmbël, se dija që do më merrte malli kaq fortë për diellin e munguar, çfarë nuk do jepja për një rreze të tij,që ta ngroh shpirtin.
Përtej xhamave të akulltë ka dhe më keq, mali përballë është zhdukur nga një re gjigande që e ka kollufitur me gjithë zhele, duket hapsirë boshe, boshe si zbrastësia vet, por prap në kokën time imazhi i tij më vjen. Gjigand, krenar, i pathyeshëm, stoik, qendrestar,si mal.
Është mal ai, jo tregime të moçme, as përralla në prush.
Çfarë nuk ka parë e dëgjuar ndër shekuj, por nuk besoj se më shumë se me mua mund t’ia ketë hapur njeri tjetër,zemrën. As unë se di ku e fitova aftësin e çkodimit të qënieve të vështira, por ama gjuhën e tij e kam mësuar me kohë e di me sy mbyllur…
Mali ka gjuhë të rënd, nganjëherë bëhet zevzek si pleqt e Krujës. Nuk di kush janë këta, por kështu i thonë, ashtu të mbetet.
Vazhdoj të eç drejt tij, hap me duar shtegun e mbuluar nga retë e bardha si degermi të ndehura në tel, deri sa mbërri ta shoh. Oh, çfarë lehtësimi!
Mali është aty, i fortë, stoik, qendrestar i pashoq, buzagaz më tregon se duhet të mbajë kokën lartë këtë mëngjes, se supet e mija nuk janë të brishta, për aq kohë sa mbaja peshën e tij, pupulë mbi re…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu