Shkruan Fatmir Merkoçi
Në momentin që sindikatat vdesin, demokracia nuk sëmuret Ajo mbaron.së ekzistuari
Pa zhurmë. Pa ceremoni. Thjesht kalbet nga brenda.
Demokracia nuk është votë. Nuk është fletë. Nuk është propagandë. Demokracia është balancë force. Kur njëra palë zhduket, pushteti bëhet absolut. Dhe pushteti absolut prodhon vetëm një gjë: nënshtrim.diktatur.
Në Shqipëri, sindikalizmi është ekzekutuar. Jo me ligj. Me plan të mirë menduar
Sindikata është “armiku” i parë i çdo pushteti të korruptuar Në çdo vend normal, sindikata është oponenva reale e qeverisë. Jo partitë. Ato janë pjesë e lojës. Ndaj them se Sindikata është jashtë partive politikr
Është sindikata që i thotë qeverisë, ndalu, negocio paguaj atë që i takon punonjësit
Prandaj çdo regjim që shkon drejt autoritarizmit fillon pikërisht aty: godit sindikatat.
Hitleri i shkrriu sindikatat Në Shqipëri u kalbën duke i nxjerrë jasht funksionit
Shqipëria – shteti pa minimum jetik, pa dinjitet, Minimumi jetik është vijë e kuqe e çdo shteti.
Është vija që ndan qytetarin nga skllavi.
Shqipëria është i vetmi vend në Europë pa minimum jetik të shpallur me ligj. Jo nga paaftësia. Nga interesi kriminal i pushtetit.
Sepse po u shpallminimumi jetl Qeberia detyrohet të paguaj Pra shteti detyrohet të përgjigjet rrealitetit dhe kushtetutës Prandaj nuk shpallet. Prandaj mbahet populli në uri të kontrolluar.
Kush nuk e ka bukën e siguruar, nuk proteston. Kush nuk proteston, skllavërohet.
Pushime politike nga puna, spastrime me emër tjetër
Në Shqipëri, ndërrimi i qeverisë do të thotë, pushim masiv nga puna, terror administrativ, shkatërrim i jetës ekonomike të individit
Në një shtet me minimum jetik, kjo është e pamundur. Ndërsa në Shqipëri është normë. Sepse punonjësi i uritur nuk ngre kokë. Punonjësi i frikësuar është votë e garantuar.
Sindikatat shqiptare nuk janë shuar. Ato janë kapur.Janë kthyer në zyra partie, prona private, burime përfitimi, klane të mbyllura.
Tre dekada pa asnjë grevë serioze.Tre dekada pa asnjë fitore për punëtorin.Tre dekada heshtje përballë vdekjeve në punë, shfrytëzimit, mizerjes.
Kjo nuk është vetëm dështim. Është një tradhti.ndaj punëtorve e vetë demokracisë
Zëvendësimi i turpshëm: “shoqëria civile” Kur sindikata u neutralizua, pushteti solli kukullën: shoqërinë civile. E cila bën Protesta pa kërkesa. Protesta të kontrolluara. Protesta për medija
Kur qytetarët folën realisht, u censuruan. Mediet u rreshtuan.
Shoqëria civile u bë zëdhënëse e qeverisë.
Kulmi i talljes: kërkesa për Bord.
Një lodër për të mbyllur gojën e turmës. Ndaj Qeveria e plotësoi. Por çmimet u rritën.Populli u mashtrua. Protesta u varros. Dhe Shoqëria Civile u kthyen në Parti politikr
Pranimi publik i krimit Edi Rama e tha pa u skuqur: inbestitorve në Itali “Ejani investoni në Shqipëri, sepse këtu nuk ka sindikata.”
Kjo fjali është akt-akuza më e rëndë kundër shtetit shqiptar. Është shpallje zyrtare e shfrytëzimit.
Por çfar ndodhi Përgjigjja e sindikatave? Heshtje deri në paturpësi të sindikatës
Europa – hipokrizi e organizuar E them këtë pasi Europa vendos kushte për çdo gjë. Përveç dinjitetit të punëtorit shqiptar. Europa nuk ka Asnjë kërkesë për minimum jetik.
Asnjë kërkesë për sindikalizëm real.
Asnjë shqetësim për skllavërinë moderne.
Sepse Shqipëria shërben si rezervuar pune të lirë. Pa zë. Pa mbrojtje. Pa dinjitet.
Pa sindikata nuk ka demokraci. Pa minimum jetik nuk ka liri. Pa organizim nuk ka revoltë.
Sot Shqipëria nuk është shtet demokratik.
Është një territor i qeverisur me frikë, varfëri dhe propagandë.
Ringritja e sindikalizmit nuk është reformë. Është domosdoshmëri dhe një akt çlirimi
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë një gjë është e sigurt:
Shqiptarët nuk do jetojnë Por do mbijetojnë, në mëshirën e çdo pushteti të radhës.
Kujdes spiunët








