Vangjush Dako në burg, Edi Rama darkon me Yuri Kim

0

Kryeministri Edi Rama, sikundër raportohet, është pjesëmarrës në një darkë private në rezidencën e Ambasadës së SHBA në Tiranë, i ftuar nga ambasadorja Yuri Kim. Sipas raportimeve darka ka lidhje me fundin e misionit diplomatik të Yuri Kim në Shqipëri.

Kjo darkë, e paracaktuar, përkoi pikërisht me ditën kur SPAK vendosi të finalizojë arrestimin e ish-Kryebashkiakut të Durrësit, Vangjush Dako.

Ky i fundit akuzohet për “shpërdorim detyre”, ndërsa SPAK ende nuk ka nxjerrë një njoftim zyrtar lidhur me çështjen.

Dako0 është një nga emrat e shpallur “non grata” nga Departamenti amerikan i Shtetit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu