Uragani Donald Trump do vijë dhe në Shqipëri

0

Anëtarja e Kryesisë së PD-së, Edith Harxhi ka folur për zgjedhjen e Danald Trump si Presidenti i 47-të i ShBA.

Në fjalën e saj gjatë protestës maratonë te ‘Rruga e Shpresës’, Harxhi theksoi se fitorja e Donald Trump erdhi si pasojë e qëndresës.

Ajo është fitorja e qëndresës së Donald Trump dhe popullit amerikan ndaj shtetit në nëndheshëm dhe klikës progresiste majtiste. Ai është një uragan që ka filluar në ShBA do të vazhdojë në Evropë dhe shumë shpejtë do të vijë në Shqipëri dhe do të marë përpara të majtët dhe të gjithë ata që mbështesin këto agjenda kundër familjes kombit dhe kundër hyjit’, u shpreh Harxhi.

Harxhi: Ajo që ka ndodhur mbrëmë në ShBA ka vetëm një fjalë dhe shpjegohet vetëm me një term dhe ajo është qëndresa. Ajo është fitorja e qëndresës së Donald Trump dhe popullit amerikan ndaj shtetit në nëndheshëm dhe klikës progresiste majtiste. Ai është një uragan që ka filluar në ShBA do të vazhdojë në Evropë dhe shumë shpejtë do të vijë në Shqipëri dhe do të marë përpara të majtët dhe të gjithë ata që mbështesin këto agjenda kundër familjes kombit dhe kundër hyjit.

Triumfoi populli amerikan triumfoi vota amerikane triumfoi qëndresa. I bënë gjithçka presidentit Trump. I bënë atentat dhe nuk arritën ta vrasin sepse ishte Zoti, hyji ai që e mbrojti.

E shkatërruan, e denigruan, e përdhosën si figurë e dënuan në gjyqet amerikane dhe e dënuan politikisht me akuza falso ashtu siç kanë bërë me Sali Berishën dhe liderët e opozitës në Shqipëri.

Por ishte vetëm këmbëngulja, dëshira për të qëndruar dhe dëshira për liri ajo që i dha Donald Trump, mbështetësve të tij, konservatorëve të tij dhe të djathtës amerikanë fuqinë për të mbijetuar dhe për tu ringritur dhe kjo është mënyra se si do ringrihemi ne.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu