Unë punoj me Kanun, Ramën do e kisha vrarë me snajper… Sali Berisha dhe botëkuptimi i tij real për liderin e opozitës….!!

0

Lideri i Foltores, Sali Berisha, u përpoq që sulmin fizik të ushtruar ndaj tij ta paraqesë menjëherë si vepër e kryeministrit Edi Rama.

Bashkë më Berishën, këtij kori iu bashkua e gjithë shpura e atyre që e ndjekin, po edhe kryetari i Partisë së Lirisë Ilir Metaj. Është e pabesueshme se ku arrijnë këto mendje djallëzore që pikërisht në ditën kur kryeministri Rama po i gëzohej një organizimi të shkëlqyer për të mikpritur për herë të parë në historinë e Shqipërisë e të Ballkanit, liderët e Evropës së Bashkuar, pikërisht, sipas këtyre opozitarëve, Edi Rama do duhet të mendonte sesi të organizonte edhe një individ që të grushtonte Sali Berishën e ky pastaj të merrte të gjithë vëmendjen e mediave.

Opozitarët po e akuzojnë Edi Ramën si kr.iminel, si vr.asës e shumë epitete të tjera të rënda. Ata përpiqen me çdo mënyrë që ta paraqesin atë si një djall që bën çmos të likuidojë liderin e opozitës. Por po t’i futemi fakteve, atyre reale e jo atyre të stisura, na rezulton si drita e diellit se ka qenë Sali Berisha ai i cili ka dashur të vr.asë liderin e opozitës, sot kryeministër i Shqipërisë. Dhe këtë ai e ka pranuar me zë e figurë më shumë se njëherë dhe jo vetëm që është ndjerë krenar për këtë gjë, por kjo as u ka bërë përshtypje këtyre analistëve që sot i mbajnë iso-n duke i mbështetur shpifjen halucinante se pas atij individi që e grushtoi qëndron Edi Rama…..!!

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu