Unë me ty dhe ai

0

Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj

Unë me ty dhe ai

Unë njeriu, me ty duhet të ngjaj
Barrën kurrizit i dashtun gomarë,
Rend i rënd e mendje të djallzume
Që si puna jote, u bana edhe unë.

Bart tha ai, se je gomarë i lirë
E paksa tagji e ke në bashtinë,
Se mbart bukur dhe lum si unë
Veç e ke prish që vikat aq shumë.

Ligësi, që nuk din me ndryshu
Hiri e pa hiri, zërit i dhash rrug,
U prish terezia, paksa u lëkund
Por si gomerë na vuri përfund.

Që neve me bajtë llumin e tijë
Se ky i ziu, kapi çka pau me sy,
Palë pasurish, po ja zë atë fyt
O plasi syt, këtu jeta u ba gjygj.

Qe, tashti po vuan prej sëkëlldis
Mendja e prish dhe syt janë terris,
Jetojmë mendjes së tij, si gomer
Pasi ne i besuam, na çoi për ferr.

Mendohu pak, se kyt ferr si dhurat
Me durim, do ta kthejn shqiptarët,
Gabove keq, ne jemi popull i kenun
Gjurma e tij, madhështi ka gdhendur.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu