Ulsi Manja: ‘21 janari’ sprovë për drejtësinë e re, hetimet të transferohen në SPAK

0

Ministri i Drejtësisë Ulsi Manja u shpreh se qeveria e majtë dhe qytetarët shqiptarë presin nga drejtësia e re, SPAK dhe prokuroria të japin drejtësi për 21 janarin.

Në një deklaratë për mediat, Ulsi Manja u shpreh se 21 janari si krim shtetëror nuk është hetuar asnjë ditë.

Manja e cilësoi zbardhjen e plotë të vrasjes së 4 qytetarëve si sprovë për drejtësinë e re, e cila për të vërtetuar se është e pavarur nga pushteti i radhës.

“Dosja e vrasjes nuk konsiderohet e hetuar derisa të hetohet si krim shtetëror. Nuk mund të mbetet peng në sirtarë, edhe sot pas 12 vitesh. Kjo dosje nuk duhet të në një ping pongun e radhës nga një prokuror tek tjetri që bien me radhë në veting. Nën dritën e provës së re dhe atyre që do dalin nga hetimi, duhet të ishte transferuar në SPAK që në ditën e parë të krijimit të SPAK. Nuk dua të bëj prokurorin e as të ndërhyj në punë e drejtësisë, por nën dritën e provës së re kërkoj nga drejtësia e vendit tim hetimin e autorëve të këtij krimi shtetëror”, tha Manja.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu