Ukraina sulmon Krimenë, Rusia kërcënon Uashingtonin

0

Autoritetet ruse kanë akuzuar drejtpërsëdrejti SHBA-në lidhur me sulmin raketor ukrainas në Krime. Sipas Kremlinit, raketat e përdorura nga Ukraina ishin të furnizuara nga SHBA-ja.

Rusia ka fajësuar SHBA-në për një sulm raketor ukrainas në Sevastopol në Krimenë e pushtuar, dhe u zotua të përgjigjet për të njëjtin. Ministria ruse e mbrojtjes deklaroi se raketat e përdorura nga Ukraina ishin të furnizuara nga SHBA, sipas Kremlinit ato ishin të programuara nga specialistë amerikanë.

Zyrtarët rusë thonë se në këtë sulm barbar u vrau katër persona, përfshirë dy fëmijë. Ndërsa, rreth 150 të tjerë u plagosën në sulmin pasi mbeturinat e raketave ranë në një plazh aty pranë.

Moska aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014 dhe vetëm një pjesë e vogël e vendeve e njohin gadishullin si territor rus. Prandaj, nuk bie në kërkesat e SHBA-së që Ukraina të përmbahet nga përdorimi i armëve të furnizuara nga Uashingtoni për të goditur territorin rus. Por Peskov u tha gazetarëve në Moskë të hënën se “përfshirja e Shteteve të Bashkuara, përfshirja e drejtpërdrejtë, si rezultat i së cilës vriten civilët rusë, nuk mund të jetë pa pasoja”. Koha do të tregojë se cilat do të jenë këto, shtoi ai.

Moska ka kërcënuar vazhdimisht se do të synojë vendet që furnizojnë Ukrainën me armë, duke pretenduar se ato janë objektiva legjitime ushtarake.

Zyrtarët ukrainas e kanë mbrojtur sulmin, sipas tyre Krimeja është objektiv legjitim. Mykhailo Podolyak, ndihmës i lartë i Presidentit Volodymyr Zelensky, theksoi se gadishulli është në fakt një kamp i madh ushtarak, për të cilin ai shtoi se kishte qindra objektiva të drejtpërdrejta ushtarake, të cilat rusët në mënyrë cinike po përpiqen t’i fshehin dhe t’i mbulojnë me civilët e tyre.

Misioni i OKB-së për monitorimin e të drejtave të njeriut në Ukrainë thotë se të paktën 10,000 civilë janë vrarë që nga pushtimi i Rusisë në shkurt 2022. Shifra reale, sipas zyrtarëve, ka të ngjarë të jetë shumë më e lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu