U vodh edhe shtëpia e Elisa Spiropalit!

0

Deputeti i Partisë Demokratike, Edi Paloka thotë se edhe Elisa Spiropali, Ministre për Parlamentin ka rënë pre e vjedhjes së shtëpisë së saj, por nuk e ka denoncuar atë. Mesazhi i Palokës në Facebook vjen pas zbulimit të pastrueses Rozeta Dobi e cila kishte qindra mijëra euro të vjedhura në shtëpiënë e saj, duke qenë e njohur si pastruese e shtëpive të zyrtarëve të lartë shtetërorë.

“Elisa u tregua me e zgjuar; kur vodhen ne shtepine e saj disa vite me pare (per koncidence ishte po janar), e mbajti pothuajse te fshehte. “Pothuajse” …se edhe miqte e ngushte tregojne nje dite…! Tregojne Elisa…” shkruan Paloka në rrjetet sociale.

Thashethemet për vjedhjen e njërit apo tjetrit ministër qarkullojnë prej vitesh, megjithatë paratë në shtëpinë e Rozeta Dobit janë e vetmja provë për një “pastrim” të parave të pista në shtëpitë e zyrtarëve të lartë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu