U “lodh” në Dubai! Si erdhi avokati që donte të vriste ish-gruan “si cjapi te kasapi”?

0

Ditën e sotme policia njoftoi se avokati Alban Bengasi, i shpallur në kërkim prej majit të vitit të kaluar në kuadër të megaoperacionit “Plumbi i Artë” është arrestuar në aeroportin e Rinasit teksa po tentonte të hynte në Shqipëri pasi u kthye nga Dubai.

Ndaj Alban Bengasit ka masë sigurie arrest në burg nga Gjykata e Posaçme e Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, mbi dyshime për përfshirje në veprimtari kriminale kundër personit dhe në fushën e krimit të organizuar.

Fakti është që ishte në dijeni që ishte në kërkim dhe nuk ishte befasi arrestimi në Rinas. Duket se avokati ishte “lodhur” nga qëndrimi në arrati duke ardhur me këmbët e veta.

Emri i avokatit Alban Bengasi është përmendur nga vrasësi me pagesë, tashmë i penduar i drejtësisë, Nuredin Dumani. Në dëshmitë e dhëna para hetuesve disa muaj më parë, kur zbardhi edhe një mori vrasjesh, Nuredin Dumani deklaroi se Alban Bengasi kishte ofruar 120 mijë Euro për të vrarë gruan e tij.

Por Dumani tha nuk e kishte pranuar, duke thënë se “nuk i pëlqente të rrihte gra”. Por me këtë çështje u mor Eljo Bitri dhe një person tjetër, sipas Nuredin Dumanit, të cilët pasi ndoqën ish-bashkëshorten e Alban Bengasit e dhunuan duke e goditur me grushte në fytyrë.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu