U arrestuan edhe 2 patronazhistë të Ramës në Tiranë

0

Dy persona, Hasan Doka dhe Redion Lelo janë arrestuar nga Policia e Tiranës pasi kanë fotografuar votën e tyre në kundërshtim me ligjin.

“Në vijim të informacionit paraprak të dhënë më parë, se shërbimet e komisariateve të Policisë Nr. 3 dhe Nr. 4 kishin shoqëruar në ambientet e Policisë, 2 shtetas që sipas njoftimeve të kryetarëve të komisioneve të qendrave ku kishin votuar, kishin fotografuan fletët e tyre të votimit, informojmë se:

Në vijim të veprimeve procedurale në lidhje me këto raste, është bërë arrestimi në flagrancë i këtyre 2 shtetasve, konkretisht H. D., 57 vjeç dhe R. L., 28 vjeç, për veprën penale “Shkelja e fshehtësisë së votimit”. Materialet procedurale do t’i referohen Prokurorisë, për veprime të mëtejshme në lidhje me rastet”, njofton policia.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu