U arrestua Jamarbër Malltezi, Sali Berisha detyrim paraqitje

0

Burime nga SPAK flasin për një superngjarje që ka të bëjë me arrestime në kupolën e lartë të politikës 32 vjeçare.

Mësohet se Jamarber Maltezi është arrestuar dhe Sali Berishës i është cakzuar masa detyrim paraqitje për çështjen e kompleksit ‘Partizani’.

Vetëm para pak ditësh ish-kryeministri Sali Berisha ka dhënë sërish sinjale se dita kur djali dhe dhëndri i tij të përballen me akuza penale nuk do të jetë e largët.

Ai në një emision dhe sulmoi fort prokurorët e SPAK, veçanërisht prokuroren që po heton aferën me kompleksin “Partizani”, aty ku është zhytur dhëndri i Berishës Jamarbër Malltezi.

Berisha sulmoi fort prokuroren Enkeleda Millonai, e cila duket se ka qepur letrat dhe dosja mund të trondisë familjen e Berishës.

Privatizimi i kompleksit ‘Partizani’ është një dosje në dorë të Prokurorisë së Posaçme që po hetohet heton për pastrim parash.

Bëhet fjalë për një pronë me rreth 10.000 m2, m’u në qendër të Tiranës në vitin 2008 e prapa që është privatizuar me një vlerë prej 100.000 dollarë, por është blerë më pak se vlera e një garsoniere të shitur në atë zonë.

Klubi sportiv “Partizani” ishte kompleksi më i rëndësishëm sportiv në pronësi të Ministrisë së Mbrojtjes, jo shumë larg nga qendra e Tiranës, ku sot janë 17 kulla në Rrugën “Frosina Plaku”, tek ish Fusha e Aviacionit, qendra më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, që në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në nëntori 2005, vetëm dy muaj pas marrjes së detyrës, Ministri i Ekonomisë Genc Ruli dhe ministri i Mbrojtjes Fatmir Mediu filluan procedurat e privatizimit të qendrës më të madhe sportive në zemër të kryeqytetit, me përmasa 26.000 metra katrorë, qe në fund u pagua vetëm 14.000 euro.

Në atë tokë sot janë ndërtuar dhe po ndërtohen ende dhjetëra kulla të kompleksit Magnet 1 dhe Magnet 2 që vlejnë 4.000 herë më shumë, nga të cilat Jamarber Malltezi, dhëndri i Berishës, është bashkëpronar me mbi 40% të aksioneve. Një çështje e errët që prodhoi fitime prej dhjetëra miliona eurosh.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj!
Ju lutem shkruani emrin tuaj këtu