Sali Berisha për herë të parë sot i hapi dyert e selisë së tij për Gazment Bardhin, nëse shfaq ambicie për të qenë ai garuesi për kryeministër në zgjedhjet e 2025.
Në konferencën me gazetarët, Berisha deklaroi se ai nuk do ta pengojë Bardhin dhe çdokënd tjetër që të garojë.
“Të gjitha hipotezat mund të ngrihen po Sali Berisha kurrë nuk do të frenojë njeri, as Gazment Bardhin dhe cilindo tjetër që do të marrë pjesë në cilëndo garë të hapur të PD. Për këtë të garantoj cilindo. Ky është qëllimi i pandryshueshëm i Sali Beërishës. Unë kam sjellë në këtë parti, kam risjellë garën e vërtetë. Cilido eksponent i PD-së ka të drejtë të garojë për çdo post, i cili votohet.”, tha Berisha.








