Shkruan Veronike Shkreli Pepushaj
T’shoh pasqyrash
Të t’thërras lot
do t’thërras simbol,
i kujtimit e bindjes
i mallit e argëtimit,
a thua, mos qëlloi
t’lëndoj s’mendoj,
t’gaboj s’duroj.
Formësimin tënd,
t’a shoh pasqyrash,
ku udha jote preki
n’guxim dëshirash.
E atë fshesë,
krahë t’mekur,
shtrënguar e kanë,
duan t’pastrojnë,
t’rregullojnë,
të t’fshijnë
e mëshirë nuk ndien,
aty, ku kurrë,
nuk ka lind.
E, njohja më bind,
n’krahasimin tim,
t’quajnë shqetsim
pa t’drejtë, e di,
ashtu e kujtoj,
magjishëm mendoj,
flluskat, kur pëlcasin
se më nuk mbajnë,
amanet shkundur
në gënjeshtër,
t’përhumbur