Trupi i opozitarit rus Alexei Navalnyt, që vdiq në burg, do të mbahet dhe dy javë për autopsinë.
Familja e tij është njoftuar se po mbahej për “analizë kimike”, tha një përfaqësues i Navalny.
Ndërkohë prej ditësh është diskutuar lidhur me vendndodhjen e trupt të tij dhe faktin se familjarët nuk janë lejuar ta shohin.
Bashkëshortja e liderit opozitar ka lëshuar akuza se trupi po mbahet në përpjekje për të fshehur gjurmët e vrasjes së tij.
Navalnaya u zotua se do ta vazhdojë luftën e burrit të saj për një Rusi të lirë.
Ajo e ka akuzuar drejtpërdrejt presidentin rus Vladimir Putin për vrasjen e bashkëshortit të saj.